Migrimi i parë i madh i Shqiptarëve Amerikanë në zonën DFW erdhi nga bregu lindor duke filluar në 1970 e vonë dhe në fillimet e 1980. Shumica erdhën për mundësi ekonomike dhe filluan të hapnin piceri dhe restorante Italiane. Një pjesë e madhe e këtyre familjeve përbëhej nga Shqiptarë Amerikanë që zbritën nga Kosova dhe Maqedonia. Migrimi vazhdoi në mënyrë të qëndrueshme gjatë 1980 dhe familjet filluan të leviznin në rajone si Chicago dhe Detroit.Në fund të 1980, është përllogaritur që popullsia Shqiptare Amerikane të arrijë një total prej 1,500 në metropleksin DFW. U përhap fjalë nëpermjet komuniteteve të tjera Shqiptare Amerikane për bizneset e suksesshme të restoranteve në Teksasin Verior dhe kjo rezultoi në rritjen e migrimit të Shqiptarëve Amerikanë në DFW ndërkohë që ata ndiqnin Ëndrrën Amerikane për të ndërtuar biznesin e tyre dhe të krijonin një familje në një komunitet të mirë dhe të sigurtë. Ishte gjatë këtyre kohëve që Shqiptarët Amerikanë filluan të ndërtonin organizatën tonë të tanishme, Qëndrën Kulturore të Shqiptarëve Amerikane.
Në fillimet e 1990 në Shqipëri u rrëzua komunizmi dhe zona e DFW pati një fluks të dytë të madh të Shqiptarëve Amerikanë, këtë herë shumica e tyre vinte nga vetë Shqipëria. Numri i saktë nuk është i ditur.
Vlerësimet e brendshme thonë që numrat janë ndërmjet 500 dhe 1000. Shumë prej tyre filluan të punonin për Shqiptarë Amerikanë të tjerë të stabilizuar me restorante Italiane dhe piceri dhe tani kanë bizneset e tyre dhe janë bërë të suksesshëm.
Në fundin e vitit 1990 luftat e Ballkanit u zhvendosën në Kosovë. Komuniteti ynë lokal i Shqiptarëve Amerikanë u organizua shpejt dhe mblodhi ndihma për viktimat e luftës.Pas luftës DFW pati një migrim të tretë të madh të Shqiptarëve dhe ata erdhën nga Kosova e copëtuar nga lufta. Anëtarët e Qëndrës Kultorore Shqiptare Amerikane (QKSHA) ndihmuan shumë prej këtyre refugjatëve Kosovarë të sistemoheshin në Teksasin Verior. Si me Shqiptarët nga Shqipëria në fillimin e viteve 1990, shumë Shqiptarë Kosovarë punuan për restorantet e anëtarëve të komunitetit dhe tani kanë bizneset e tyre të suksesshme.
Në këtë dekadë ne shohim që popullsia Shqiptare Amerikane është duke u rritur më shumë se asnjëherë në të shkuarën. Më së shumti për pasojë të arsyeve ekonomike. Ekonomia e dobët në vëndet e tjera të shtetit e ka bërë ekonominë e fortë dhe vibruese të DFW shumë tërheqëse për shumë Shqiptarë Amerikanë që të zhvendosen e të sistemohen këtu.Është e vështirë të përllogaritet popullsia aktuale. Shumica janë të mendimit që janë 6,000 Shqiptarë Amerikanë që jetojnë tani në Teksasin Verior me pronësi 300 piceri dhe restorante Italiane.Shumë po hapin Bare Sportive dhe restorante Mëngjesi. Ne kemi krijuar një shoqatë që thekson fuqinë blerëse të të gjitha restoranteve tona dhe ndihmon të kontribohet në qëndrën tonë, kontrolloni butonin e Programit të Partnerëve për më shumë informacion. Komuniteti është më i ndryshëm se më parë me njerëz të rinj që ndjekin shkollime më të larta dhe provojnë punë profesionale.
QKSHA është duke punuar për të sjellë më shumë programe dhe të zhvillojë shoqatën tonë të bëhet më efektive dhe të ketë impakt më të madh në komunitetin lokal Shqiptar Amerikan. Ne perfshijmë të gjithë Shqiptarët Amerikanë që zhvendosen në Teksasin Verior dhe i inkurajomë që të përfshihen me organizatën tonë. Ju lutem regjistrohuni për blogun tonë në faqen kryesore dhe qëndroni në kontakt me evetet tona të ardhshme dhe lajmet nga komuniteti jonë.