Besa ExhibitionQendra Kulturore Shqiptare Amerikane (QKSHA) ka patur nderin të marrë pjesë në pritjen e hapjes të ekspozitës “BESA” dhe shfaqjen e dokumentarit “Besa” në Muzeun e Holokaustit Dallas në 13 Mars. Ekspozita Besa ishte një ekspozitë udhëtuese nga Memoriali Yad Vashim dhe Muzeu i Holokaustit Dallas (MHD) i pritur nga ai nga Marsi deri në Qërshor. Ekspozita është e përbërë nga fotografi nga libri “Besa: Muslimanët që mbrojtën Hebrenjtë gjate WWII”. Ai tregon historinë e Shqiptarëve që rrezikonin jetët e tyre për të fshehur dhe mbrojtur Hebrenjtë nga Nazistët gjatë pushtimit. Autori, Norman Gresham, fotografoi Shqiptarë të mbijetuar dhe të vdekurit e familjes që kanë rrezikuar gjithçka për të ndihmuar Hebrenjtë dhe i ka  grumbulluar të gjitha fotot në librin e famshëm “Besa”.

QKSHA ka punuar bashkë me MHD që të ndihmojë që ta bëjë pritjen e hapjes për ekspozitën dhe dokumentarin një mbrëjme të paharrueshme.Vullnetarët nga QKSHA sollën ushqim dhe verë per eventin. Do të donim të njihmin dhe të falenderonim personat e mëposhtem për dhurimin e ushqimit dhe verës Mentor dhe Adrian Doko, Gjevat dhe Mërgime Nerzraj, Nazar Mehmeti dhe Doc Vranici. Do të donim të falenderonim MHD që solli këtë event të veçantë në Dallas.Falenderime të veçanta për Marry Pat Higgins, presidente e MHD dhe anëtarët e stafit Sara Abosch dhe Pam Barnes për kujdesin dhe punën e tyre. Kur shoqatat jo fitimprurëse punojnë sëbashku, eventet speciale bëhen të jashtëzakonshme.Falë MHD dhe QKSHA komuniteti jonë kaloi një mbrëmje të paharrueshme që theksoi kontributin e Shqiptarëve gjatë WWII.